5 truke të rëndësishme për të dalluar mjaltin e vërtetë

Mjalti është pa diskutim një ndër produktet që nuk duhet të mungojë kurrë në shportën tonë të konsumit të përditshëm. Vlerat e tij kuruese njihen gjerësisht duke e shndërruar në mbretin e vakteve. Por pavarësisht kësaj, duhet ta pranojmë që shpeshherë abuzohet me cilësinë e tij dhe në treg, qarkullon mjaltë i përzier. Living ju njeh me pesë truke të thjeshta dhe praktike që do i japin fund dyshimeve tuaja për origjinalitetin e këtij produkti.

• Ndizni një fije shkrepëseje dhe provoni të digjni një majë luge me mjaltë. Nëse mjalti merr flakë menjëherë , atëherë është i vërtetë. Në rast se nuk digjet keni të bëni me një produkt fals që ka në përmbajtjen e tij ujë.

• Një teknikë tjetër interesante për të zbuluar vërtetësinë e mjaltit është ajo me jodin. Në një gotë me ujë hidhni disa pika jod dhe më pas shtoni një lugë mjaltë. Nëse uji ngjyroset menjëherë në blu, mjalti është jo organik. Me shumë gjasa i kanë shtuar miell dhe niseshte.

• Uthulla e mollës ju ndihmon gjithashtu të zbuloni nëse mjalti që po u jepni fëmijëve është i vërtetë ose jo. Tresni pak mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe shtoni 1 lugë çaji uthull mulle. Në rast se formohet shkumë, mjalti nuk është natyral. Ai mund të jetë përzier me pluhur shkumësi.

• Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë të ftohtë dhe pak ngjyrues nga rezerva e një stilolapsi. Kur uji merr ngjyrë të zezë dhe mjalti shkrihet menjëherë, produkti që po përdorni nuk është i shëndetshëm.

• Merrni një copëz buke të ndenjur dhe futeni në vazon e mjaltit. Nëse pas dhjetë minutash buka është akoma e fortë, mjalti është i vërtetë. Buka zbutet vetëm atëherë kur mjalti ka në përmbajtjen e tij sheqer të shtuar.living.al

Temat
Shëndet

Të afërta