Ja cilat janë shenjat e para paralajmëruese të kancerit

Kanceri është një sëmundje shumë e fshehtë. Format e zbulimit të kësaj sëmundjeje konsiderohen të jenë më të mira sesa testet dhe kontrollet rutinë, pasi nuk janë aq të besueshme. Çdo simptomë e çuditshme që juve ju duket e dyshimtë dhe e pashpjegueshme mund t’ju ndihmojë të zbuloni kancerin në kohë. Këtu, ne po ju paraqesim disa nga shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje.

Frymëmarrje e keqe në mënyrë të vazhdueshme;
Këto shenja konsiderohen si shenjat më të hershme për shfaqjen e kancerit të mushkërive në trupin tuaj.

LEXO EDHE:
Veza e zier me uthull çdo mëngjes, vret ‘armikun’ e trupit tonë
Dhimbje kraharori dhe kollë kronike;
Sipas disa pacientëve, dhimbjet në krah, dhimbjet e gjoksit dhe kolla gjithashtu janë shenja shumë të zakonshme. Disa lloje të kancerit si leuçemia dhe tumoret e mushkërive mund të imitojnë simptomat e një kolle kronike.

Ethet periodike dhe infeksionet;
Infeksionet si dhe ethet e shpeshta mund të nënkuptojnë leuçeminë, të cilën ne të gjithë e dimë që është një lloj i tumorit të gjakut që zhvillohet në palcën e eshtrave. Kjo bën që palca të prodhojë qeliza të bardha të gjakut anormale, të cilat më vonë sulmojnë sistemin tuaj imunitar.

Vështirësi gëlltitjeje;
Vështirësitë në gëlltitje mund të nënkuptojnë praninë e kancerit të fytit dhe mushkërive.

Nyjet limfatike të fryra në krahë, ije dhe qafë;
Këto janë shpesh ndryshime negative në sistemin limfatik dhe ato shkaktohen kryesisht nga kanceri.

Gjakderdhje;
Kjo shenjë do të thotë që ekziston një shqetësim në trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut. Mund të shkaktohet nga leuçemia. Sasia e qelizave të bardha të gjakut bëhet anormale. Mund të eliminojë qelizat e kuqe të gjakut dhe trupi juaj të bëhet i paaftë për të ngjizur, kështu që do të filloni të humbisni gjak.

Lodhje;
Për fat të keq, lodhja konsiderohet të jetë një nga shenjat më të neglizhuara të kancerit. Megjithatë lodhja nuk do të thotë gjithnjë kancer, prandaj mos u shqetësoni. Duhet të vijë së bashku me simptoma të tjera. Nëse e keni vënë re se jeni të lodhur pa ndonjë arsye dhe ju ndjeheni gjatë gjithë kohës, është koha të drejtoheni tek mjeku juaj.

Dhimbje të legenit dhe barkut;
Këto shenja së bashku me dhimbjet dhe fryrjen, zakonisht nënkuptojnë kancerin ovarian.

Fryrje dhe shtim i papritur i peshës;
Sigurohuni që të vizitoheni tek një mjek nëse këto simptoma vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore pasi ato zakonisht tregojnë kancerin ovarian.

Temat
Shëndet

Të afërta