Fakte të pabesueshme që nuk i keni ditur për menstruacionet

Të gjithë e kanë parasysh se sa e besdisshme është për femrat ajo pjesë e muajit kur janë me perioda.
Femrat e mirëkuptojnë njëra-tjetrën, ndërsa meshkujt ende kanë shumë paqartësi. Por me shumë mundësi nuk keni ditur gjithçka rreth periodave, dhe pasi të lexoni këtë artikull, do mbeteni të surprizuar prej disa fakteve.

1 – Gjatë periodave, vagina nuk është e vetmja pjesë nga e cila mund të nxirrni gjak. Sado e pabesueshme t’ju duket, disa femra mund të kenë gjakderdhje nga hundët ose nga sytë, dhe kjo ndodh pasi kapilarët e gjakut janë vërtetë shumë të butë. Mos u shqetësoni, ndodh shumë rrallë, por ndodh.

2 – Periodat janë më të dhimbshme kur është ftohtë. Gjithashtu i ftohti i bën që të zgjasin më tepër, dhe të keni më shumë gjakderdhje.

3 – Zëri juaj mund të ndryshojë gjatë atyre ditëve, dhe jo në një mënyrë të mirë. Sipas studimeve, shumë femra e kanë urryer zërin e tyre gjatë periodave.

4 – Periodat ulin nivelin e vigjilencës. Performanca juaj mund të mos jetë më e mira gjatë atyre ditëve, ndaj jeni të justifikuara.

5 – Vetëm njerëzit, balenat, dhe elefantët kalojnë menopauzën.

6 – Vetëm majmuni me fytyrë të kuqe ka një cikël menstrual të ngjashëm me njerëzit.

7 – Femrat nuk nxjerrin aq gjak sa mendojnë gjatë periodave. Është vetëm një sasi gjaku e padëmshme për organizmin, kështu mos u shqetësoni.

8 – Dhimbjet e periodave janë të ngjashme me kontraktimet që femrat kanë gjatë lindjes.

9 – Femrat përjetojnë simptoma të njëjta me shtatzëninë kur janë me perioda.

10 – Mund të ngelni lehtësisht shtatzënë gjatë periodave.

11 – Në antikitet njerëzit e përdornin gjakun e periodave për të shëruar disa dhimbje.

Temat
Shëndet

Të afërta