Beqarëve nuk duhet t’ua bëni këto 6 pyetje. Kujdes!

Disa pyetje janë shumë të sikletshme. Po flasim, pikërisht për beqarët të cilët nuk duhet t’ju bëni këto pyetje, pasi do ju urrejnë më pas. Ndonjëherë pa dashur gaboni...

Disa pyetje janë shumë të sikletshme.
Po flasim, pikërisht për beqarët të cilët nuk duhet t’ju bëni këto pyetje, pasi do ju urrejnë më pas. Ndonjëherë pa dashur gaboni dhe e bëni të ndihet keq. Për arsye se nuk dëshirojnë të tregohen të ashpër me ju, ata nuk jua thonë dot që këto pyetje nuk duhet t’i bëni. Më poshtë i keni të rënditura:

1. Pra, po del me dikë?
Pyetja klasike! Kjo është veçanërisht irrituese sidomos nga personat që nuk kanë shumë afrimitet me ju. Nëse do ekzistonte dikush që do ja vlente, sipas intv.al ju me siguri që vet beqarët do jua thonin.

2. Po shqetësohesh që nuk po gjen dikë të mirë?
Kjo pyetje, ndoshta bëhet ngaqë duan të ju këshillojnë si të gjeni dikë që ju përshtatet. Synimin tuaj të mirë, duhet ta tregoni me gjëra të tjera, jo me këtë pyetje, e cila beqarët i vë në siklet. Askush nuk dëshiron mëshirën tuaj!

3. Si ka mundësi që askush nuk ta ka fituar ende zemrën?
Nëse do i bënit këtë pyetje, me siguri që do merrni ndonjë reagim të ashpër. Kjo nuk ka përgjigje, sepse nëse do kishte do e shikonit me dikë. Lëreni më mirë këtë pyetje pa kuptim.

4. Nuk dëshiron të kesh fëmijë?
Kjo sërish është një pyetje delikate dhe shumë personale. Mos harroni se kjo pyetje, mund t’i prekë dhe do bënit mirë të shikonit problemin tuaj.

5. Kur ishte hera e fundit që keni dalë me dikë në takim?
Ku doni të dilni me këtë pyetje?! Shmangeni këtë pyetje, sepse ndoshta mund t’i kujtoni ndonjë situatë jo të këndshme nga takimi i tyre i fundit.

6. Si është jeta si beqarë?
Kjo është një ndër pyetjet më acaruese që mund t’i bëni një personi beqarë. Duket sikur po analizoni jetën e tyre të vetmuar. Thjesht, mos gaboni të bëni këtë pyetje!

Temat
Fun

Të afërta