Nga “askushi”, 33-vjeçari kthehet në një yll Instagrami (FOTO LAJM)

Disa vite më parë ai ishte thjesht një student mbipeshë por tani Gëilym Pugh është një nga meshkujt më tërheqës në planet.

Djali nga Uellsi e transformoi jetën duke humbur kilogramët e tepërt dhe lënë mjekër, përcjell albeu.com

33-vjeçari ka dalë në kopertinat e revistave më të mira në botë dhe gjithashtu po punon në një fushatë me David Beckham.

Tashmë ai është shëndrruar në një yll Instagrami dhe frymëzon të gjithë ndjekësit e tij duke i dhënë kurajo, të kujdesen për trupin e tyre.

Falë një diete të rregullt ushqimore dhe palestrës ai ka një trup shumë të pëlqyer nga revistat e modës dhe po fiton shuma marramendëse. /albeu.com/

Temat
Fun

Të afërta