Mikrovala mund të jetë “shpëtimtare”, por kurrë mos i fusni këto 7 ushqime në të

Mikrovala është një mjet që zgjidh shumë punë në kuzhinë dhe është kthyer në domosdoshmëri për shkak të eficensës që ka kur vjen puna për ushqim të shpejtë.
Mirëpo, janë disa ushqime të cilat bëni gafën më të madhe nëse i fusni në mikrovalë, pasi rezultojnë të dëmshme për organizmin deri në helmim të rëndë nëse i ri-ngrohni në mikrovalë.

Lista me ushqimet që duhet të keni parasysh për të mos i futur në mikorvalë:

Spinaqi
Ky ushqim rekomandohet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij. Sipinaqi përmban një sasi të lartë nitratesh të cilat shndërrohen në nitrite pasi ngrohen. Kjo do të thotë se spinaqi i ringrohur mund të prodhojë qeliza kancerogjene në trup.

2. Selinoja

Është e përdorshme kryesisht në përgatitjen e supave. Selinoja përmban nitrate si spinaqi, që do të thotë se ndodh i njëjti proces pas ringrohjes, nitratet shëndërrohen në nitrite.

3, Panxhari

Ky perim përmban gjithashtu nitrate dhe mund të rezultojë i dëmshëm nëse ju e ringrohni atë.

4. Patatet

Patatet kanë vlera të larta ushqyese, por nëse i lini të qëndrojnë një ditë apo më shumë ato mund t’i humbasin këto veti të mira.

5. Vezët

Vezët mund të rezultojnë vdekjeprurëse nëse ato qëndrojnë disa ditë të gatuara dhe të pakonsumuara.

6. Mishi i pulës

Nëse hani mishin e pulës të nesërmen pasi është përgatitur mund të shkaktojë probleme në tretje sepse struktura e proteinave të gjendura në pulë ndryshon të nesërmen.

7. Kërpudhat

Janë një ndër ushqimet më të rrezikshme nëse i konsumoni disa ditë pasi janë gatuar dhe i ringrohni ato. Është e rekomanduar që kërpudhat të konsumohen menjëherë pas përgatitjes. Nëse i hani ditën e nesërme, hajini të ftohta dhe mos i ringrohni ato sepse mund të shkaktojnë probleme me tretjen, madje edhe me zemrën.

Temat
Shëndet

Të afërta