Mbushjet i shkaktojnë dhëmbit më shumë dëm se sa dobi

Hulumtuesit dentar në Oslo të Norvegjisë, kanë ardhur në përfundimin se, mbushjet e dhëmbit janë shumë të dëmshme.

Sipas gjetjeve të tyre, ato përpos që e dëmtojnë dhëmbin e mbushur, por ndikojnë edhe në dhëmbët anësor, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit, gjashtë në dhjetë dhëmbë, që janë afër dhëmbit të mbushur, pësojnë dëmtim, pesë vite pas mbushjes.

Më shumë se një e treta e dhëmbëve, do të kenë nevojë për mbushje.

Besohet se mbushja e dhëmbit, ndikon që dhëmbët në të dyja anët, të jenë më të ndjeshëm ndaj infektimeve.

Temat
Shëndet

Të afërta