20 vjet bashkë! Ja çfarë thonë për njëri-tjetrin çifti i dashur i ekranit!

Romir Zalla dhe Suela Bako janë të dy aktorë të njohur që krahas jetës kanë ndarë dhe disa projekte të përbashkëta.

Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e dashurisë dhe sekretet e jetës së bashkë.

Prej gati 20 vitesh çifti janë pranë njëri-tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës 13 vjeç dhe djali Hermesit 10 vjeç.

Gjatë emisionit Zalla tregoi se ata kanë jetuar në të njëjtën lagje kur ishin fëmijë dhe se Suela shkonte në shtëpinë e tyre pasi kishte shok vëllanë e aktorit.

“Suela ka qenë shoqe e ngushtë e tim vëllai, ajo ka hyrë dhe ka dalë në shtëpinë tonë. Suela ka ardhur ka ndihmuar vëllanë me detyrat e shtëpisë. Në lidhjen tonë ka ndikuar fakti që kur kam hyrë në Akademinë e Arteve më kërkoi që ta ndihmoj. Nga viti i dytë kur na lidhi puna dhe gjëra që janë shumë të rëndësishme për ne u dashuruam.
Kemi qëndruar 4 vite të dashuruar dhe më pas jemi fejuar. Ceremonia është bërë disa herë dhe mua tani që e mendoj më duket sikur jemi fejuar disa herë. Prej përgatitjeve të mëdha më ka bërë përshtypje fakti që Suela qëndronte gjithë kohën në këmbë dhe kur nuk kishte njerëz i thoja të shkonte të pushonte, por në atë moment rastiste gjithnjë të vinin njerëz”, tregoi Zalla.

Ndërkohë Bako tha se martesa për të ka qenë sfidë e madhe.

“Unë nuk isha gati për tu martuar, isha shumë e re është sfidë e madhe. Kam patur edhe dyshimet e mia nëse ishte njeriu i duhur”,-shtoi më tej Bako./tvklan.al

Temat
Showbiz

Të afërta