Shoferi humb kontrollin mbi timonin dhe “niset” drejt këmbësorit, trotuari ia shpëton jetën (Video)

Një këmbësor i ka shpëtuar vdekjes derisa shoferi i një veture humbi kontrollin mbi timonin, dhe u përplas në trotuar vetëm pak centimetra larg këmbësorit fatlum.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur në urën Trinity në Shën Petersburg të Rusisë, vetura përplaset në trotuar dhe për pak centimetra nuk e shtyp për vdekje këmbësorin, transmeton Telegrafi.

Videoja është shikuar nga më shumë se 10 mijë persona pas publikimit në YouTube, ndërsa sipas mediave ruse brenda veturë ishin edhe disa pasagjerë përfshirë këtu edhe fëmijë.

Ende nuk dihet nëse shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin, apo ishte ura e mbuluar me akull që bëri që vetura të rrëshqasë.

Temat
Fun

Të afërta