Të hash nusen për së gjalli’, njihuni me tortën më të madhe në botë

Një vajzë nga Londra, së bashku me ekipin ka gatuar një tortë që ka pamjen e një nuseje tradicionale arabe një metër e gjysmë dhe kostoja është marramendëse.

Debbie Wingham ka prezantuar ëmbëlsirën me katër diamante tre karatësh, ku vlera e secilit arrin në 15 mijë dollarë.

Ajo ka treguar se pajisjet tjera për ta plotësuar pamjet përfshijnë 1 mijë imitime perlash dhe 5 mijë lule, duke arritur në vlerën 1 milionë dollarë.

Ndërsa përbërësit janë 20 kg cokollatë belge, 1 mijë vezë si dhe 50 kg dekorim të bardhë.

Torta, e cila ka thyer rekord mendohet të prezantohet në një panair në Dubai.

Temat
Fun

Të afërta