Armë sa për të mbajtur një front lufte, çfarë u gjet në shtëpinë e specialit grek që vrau Devi Kasmin (VIDEO)

Pasi ka rënë në gjurmët e grupit të vrasësve me pagesë në Tiranë, Forcat Speciale bënë kontroll në shtëpinë e tyre duke gjetur një arsenal të vërtetë armësh, të cilat do të mjaftonin për të mbajtur një beteje të vërtetë lufte.

Grupi ishte i specializuar në vrasjet me pagesë, duke patur në arsenalin e tyre armë automatike, snajper, dron, anti-tank, sasi të mëdha eksplozivi si edhe armë të tjere të tipeve dhe kalibreve të ndryshme.

Ccfarë u gjet në shtëpi
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Të arrestuar

– Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

– Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

– Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

– Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta