Një krim i tmerrshëm trondit një tjetër familje, vajza studente vritet nga ish-i dashuri. Rrëfimi makabër

Një ngjarje makabër ka ndodhur sot në Rusi, ku një student ekselent ka vrarë ish-të dashurën e tij dhe më pas ka bere edhe seks me kufomen.

Mediat e huaja kane raportuar per rrefimin trondites qe ka bere autori i ngjarjes Artyom Iskhakov.

Ai eshte vetem 19 vjeç dhe pas krimit, thuhet se i ka shkruar prindërve të Tatiana Strakhovës në një mesazh të tmerrshëm në rrjetet sociale, duke u treguar se si ia preu fytin vajzës se tyre dhe kur pa që zemra e saj rrihte ende i shkaktoi edhe dy të çara në zemër.

19-vjeçari më pas ka treguar se pasi ka kryer marrëdhënie seksuale ka shkuar në kuzhinë për të përgatitur një sanduiç dhe është kthyer e ka bërë përsëri seks.

Pas kësaj ai u ka dërguar prindërve të vajzës mesazhin ku ka treguar se ku mund t’i gjejnë trupat.

Tatiana, një studente e universitetit më prestigjoz të Moskës, i kishte dhënë fund lidhjes me Iskhahkov por vazhdonte të ndante me të të njëjtën banesë, ndërkohë që ishte lidhur me tjetër.

Ishte fiksimi i 19-vjeçarit për të kryer seks ai që e detyroi atë për te kryer krimin makabër.

Ai ka shkruar:

Ajo erdhi në shtëpi ndërsa un isha në kuzhinë. E dëgjova që po shkonte në dhomën e saj dhe i shkova nga pas. Pasi e qëllova me grushta filloi t’i dilte gjak nga goja. Mu lut të largohesha por unë fillova ta mbysja. Kur e pashë që nuk po reagonte më e ndieva që po i rrihte akoma zemra. Vendosa të bëja seks me të para se t’i ftohej trupi. Pasi mbarova pashë që zemra po i rrihte akoma. Kështu mora një thikë edhe ia futa drejt e në kraharor. Pastaj bëra seks përsëri. I futa asaj rroba në gojë për të mos dëgjuar zhurmën që i nxirrte fyti. Ajo ishte kaq e ftohtë, njësoj si ndjenjat e saj për mua. E di që s’bëra atë që duhej por bëra atë që desha. Ju e dini që unë e desha shumë. Ndihem i ftohtë dhe trupi më dridhet. Në çfarë jam shndërruar kështu? Tani nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të vras veten.”

Temat
Përgjithshme

Të afërta