Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Prishtinës.

Persona të armatosur nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi të arit nga një argjendari.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

Temat
LajmeVend

Të afërta