Sot është pjesë e jurisë në ‘The Voice Kids’ por dikur nuk u pranua në këtë kompeticion

Renis Gjoka ëhstë një emër i njohur tashmë në muzikë për talentin e tij.

Këngëtari këtë herë është në jurinë e ‘The Voice Kids’, bashkë me xhaxhanë e tij këngëtar. Por ai ka rrëfyer se vite më parë nuk e kanë pranuar në “Ethet e së premtes”.

Gjoka tha se nuk e kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve dhe se asnjeri, madje as xhaxhai i tij Aleksandër Gjoka nuk e dinte që ai kishte konkuruar.

Këngëtari i tha të gjitha këto, për t’i dhënë kurajo një konkurenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjë nga trajnerët.

Temat
Showbiz

Të afërta