Zbuloni problemin që qëndron pas dridhjes së duarve

Duart që dridhen janë një problem i zakonshëm që prek jo pak herë të rriturit. Shkaku më i zakonshëm i dridhjes së duarve është ajo që quhet dridhje esenciale që shkaktohet si shkak i ndërprerjes së funksionit normal në cereblum.

Dridhja e duarve shkaktohet nga: Probleme mjekësore, të tilla si tiroide tepër aktive, çrregullimet cerebrale dhe sëmundja e Huntington. Efektet anësore të ilaçeve.

Kryesisht ilaçet që mjekojnë azmën, disa antidepresantë, litium dhe disa qetësues mund të shkaktojnë dridhje në qoftë se ju ndaloni së konsumuari ato papritmas.

Mbidozë kafeine, e cila mund të ndikojë në sistemin nervor. Sheqeri i ulët i gjakut shkakton dridhje, sepse nervat dhe muskujt janë të privuar.

Tërheqja nga alkooli ose substanca të tjera nga të cilat trupi juaj është bërë i varur. Mangësitë ushqyese Stresi, ankthi dhe nervozizmi shkaktojnë gjithashtu dridhjen e duarve./Shije.

Temat
Shëndet

Të afërta