Blerona Zeqiri i jep fund beqarisë?!

Blerona Zeqiri pa asnjë dyshim është moderatorja më e përfolur e ekraneve tona, dhe tërë këtë vëmendje mediale ajo po di si ta shfrytëzojë, shkruan Kosovarja.

Asetet e bollshme e bën Bleronën figurën më të përfolur sa i përket pamjes të cilën e ofronte përmes paraqitjeve në emisionin e saj si vazhdimësi e atij ku udhëhqeës ishte moderatori Labinot Gashi.

E si duket më mirë se Blerona nuk mund ta realizonte askush tjetër këtë detyrë, andaj edhe i’u besua plotësisht, dhe po del të mos e zhgënjejë këtë besim.

Moderatorja deri tani nuk u përfol për ndonjë flirt e as lidhje të mundshme as me ndonjë mashkull të njohur për opinionin e as ndonjë që e ndan tërësisht nga profesioni i saj.

Por një postim që bëri së fundi në Instagram lë hapësirë për dyshime, meqë në duart e saja shihen dy unaza, njëra ngjason me ato të propozimeve të bukura.

Megjithatë, kjo e vërtetë ose jo nuk dihet saktësisht ani pse tendenca e Bleronës ishte të provokojë qëllimshëm kësaj radhe, por do të zbulohet së shpejti.

Temat
Showbiz

Të afërta