Binjakët që fjetën si miliarderë por u zgjuan humbës shkaku ‘Bitcoin-it’

Monedha digjitale e cila në vitin që lamë pas pati një ngritje shumë të madhe së fundi pësoj rënie.

Është pikërisht Bitcoin që bëri shumë njerëz të investojnë në të, më pas duke i humbur të gjitha ato.
Cameron dhe Tyler Winklvos, binjakë u bënë milionerë për shkak të rritjes së lartë të Bitcoin dhe monedhave të tjera kripto, përderisa humbën të gjitha brenda natës, transmeton Indeksonline.

Muajin e kaluar, përpara syve të tyre, vlera e asteve të tyre digjitale ra më shumë se një e treat, deri në 37 përqind.

Bitcoin ka rënë nën 10 mijë dollar në dy javë, që do të thotë për secilin prej vëllezërve është 443 milionë dollar, duke I lënë ata me vlerë prej 739 dollarë, të paktën në letër, sipas indeksit të miliarderëve.

Bitcoin rrëshqiti me rreth 10 përqind ditën e kaluar dh era në një nivel nën 10 mijë dollar, nga 1 dhjetori i vitit të kaluar teksa vlera më e lartë u regjistrua saktësisht një muaj më parë, kur më 18 dhjetor ajo kishte vlerë prej 19 mijë e 511 dollarë.

Sidoqoftë, vëllezërit e binjakëzuar nuk duken shumë të shqetësuar. Synimi i tyre është që të mbajnë betejën në afat të gjatë, duke pritur që vlera aktuale të kalojë 10 deri në 20 herë.

Temat
Fun

Të afërta