Plumba mbi 14-vjeçaren që dashuronte, Krasniqi: S’e dija që e kisha kushërirë

I riu që tentoi të vriste me kallashnikov kushërirën e tij që dashuronte, ka ngelur pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Babunjë të Divjakës. Gjykata e Lushnjës caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Barjam Krasniqin, i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri kushërirën e tij të dytë, 14-vjeçare, të cilët e dashuronte.

“Jam penduar, nuk e dija që ne ishim kushërinj, ndaj e kam ngacmuar”, kështu mësohet të jetë shprehur i riu në sallën e gjyqit. Ndonëse ai pranoi çfarë kishte bërë dhe se ishte penduar për atë çka kishte bërë, tha se nuk ishte në dijeni të faktit se me vajzën kishte lidhje gjaku.

Më herët se dy të rinjtë ishin kushërinj dhe se 22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte vajzën. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati.

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë.

“Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit, shkruan Balkanweb. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Temat
Fun

Të afërta