“Mikrotradhtia”, ekspertët japin alarmin: Instagrami po shkatërron çiftet

Pëlqimi i postimit të dikujt tjetër në instagram, mund të arrijë deri aty, sa t’ju shkatërrojë martesën.

Ju mund të jeni mikro-tradhtar! Kjo është fjalë e re, ndërsa psikologia australiane, Melanie Schilling, ka shpjeguar se çfarë nënkupton ky term dhe si të zbulohet një tradhtar i këtij lloji.

Melanie ka shpjeguar se mikrotradhtia është një seri e veprave të “vogla” të cilat shërbejnë si indikatorë se një person është i përqendruar fizikisht ose emocionalisht në një person jashtë lidhjes.

Ky fenomen po bëhet shkak për grindje mes çifteve. Dhënia “Like” në rrjetet sociale, shihet si shenjë jo besnikërie. Çiftet jetojnë veç për rrjetet sociale.

Psikologia ka shpjeguar:

Ju mund të jeni duke e “mikrotradhtuar” burrin nëse në mënyrë të fshehtë lidheni me një person tjetër në rrjete sociale, nëse keni shaka private me dikë tjetër, nëse e nënvlerësoni lidhjen tuaj, etj”.

Temat
Fun

Të afërta