Bleona imiton keq Adelinën në foton e fundit

Bleona Qereti nga Tirana dhe Adelina Ismaili nga Prishtina, janë dy nga bukuroshet tona të cilat nuk kanë nguruar kurrë që të shpalosin linjat e tyre trupore

Këngëtaret tona më të dashura të viteve të 90-ta dhe 2000-ta, Adelina dhe Bleona, edhe pse i kanë kaluar të 35-tat, ato akoma kanë linja trupore në nivel.

Kemi pas rastin që Adelinën shumë shpesh ta shohim të zhveshur aq sa ia kemi parë pothuajse çdo pjesë të trupit, përveç gjërave kryesore. Ndërsa për Bleonën kemi parë çdo gjë që ajo vet e ka treguar përmes fotografive.

Ndryshe nga Adelina, Bleona fansave të saj iu ka treguar edhe thithkat, ndërsa këtë gjë Adelina e ka bërë vetëm njëherë pa dashje në një koncert të saj para shumë vitesh ku e “tradhtoi” njëra dhe i doli jashtë. Por që ajo foto dhe pjesa e videos ku shihej tek sa Adelinës i del gjoksi pa dashje, është zhdukur shumë shpejt nga interneti. Ndërsa Bleonës i qëndrojnë akoma fotot e tilla me gjoks jashtë në rrjetet sociale. E lëmë anash pjesën e gjoksit. Por, merremi me imitimin!

Adelina Ismaili vite më parë kishte realizuar foto në cep të anijes, ku dukej shumë bukur. Dhe, trupi i saj dukej tamam si peshk, shkruan “Kosovarja”.

U komentua e u flit shumë rreth atyre fotove të saj. Disa vite më vonë, e shohim Bleonën në të njëjtën formë të të pozuarit. Në cep të anijes! Me veshje të përafërt me atë të Adelinës që kishte pozuar vite më parë.

A thua Bleona po e kopjon Adelinën? Apo ndoshta vetëm rastësi ka qenë kjo mënyrë e pozimit të saj! Si do që të jetë ne ua sjellim fotot e bukurosheve tona që t’i shihni e t’i vlerësoni ju se cila po duket më bukur.

Temat
Fun

Të afërta