E kritikuan për peshë, Egzona tregon trupin si peshk

Ajo është një nga nuset më të komentuara në mediet rozë.

Bëhet fjalë për Egzona Muqiqin, bashkëshorten e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, transmeton Gazeta Express.

Egzona në vitin 2017 u bë nënë për herë të parë. E pas lindjes së vajzës Amelias, Egzona është komentuar shumë edhe për peshën e saj. Por, më pas ajo ishte parë shumë e përkushtuar në palestër për të bërë linjat në formë.

Pas kaq shumë muajsh duket se Egzona ka arritur të ketë rezultate shumë pozitive.

Së fundmi ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur me një fustan të gjatë që shkëlqen i tëri.Mirëpo, ajo që merr gjithë vëmendjen janë linjat e saj tejet në formë.

Kujtojmë se Egzona ka kohë që është duke u marr me biznesin e saj me veshje elegante.

Temat
Showbiz

Të afërta