Mozzik dhe Getinjo me këngë të re, zbulojnë a do t’i bashkohen ndonjë labeli

Mozzik dhe Getinjo me këngë të re, zbulojnë a do t’i bashkohen ndonjë labeli
Autori: Lajmi.net Entertainment, ShowBiz13:07, 15 January 2018

Ka pak ditë që dy reperët Mozzik dhe Getinjo janë larguar nga labeli “On Records”.

Por, kjo gjë nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë me projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Në një postim që ka bërë në Insta-Story, Getinjo ka paralajmëruar projektin e ri të cilin do ta sjell në bashkëpunim me vëllain e tij, Mozzik.

I kontaktuar nga lajmi.net, Getinjo ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me këtë këngë, por së shpejti do të bëhen të ditura detajet.

Mirëpo, i pyetur rreth asaj nëse do t’i bashkohen ndonjë labeli pas largimit nga “On Records”, reperi tha “Njëherë për njëherë jo”.

“Xhelozia”, “Helem”, “Mucho Dinero”, “Me hile”; janë disa prej projekteve të suksesshme të Mozzik dhe Getinjos, por të gjitha këto projekte janë fshirë pas largimit të tyre nga labeli “On Records”. /Lajmi.net/

Temat
Showbiz

Të afërta