Majk mërzitet për Roanin e shpreh si asnjëherë tjetër!

Ish çifti i famshëm Majk e Majlinda që kur i ndanë rrugët plotësisht, lanë pas një histori që do i ndjek pas për gjithë jetën dhe kjo po i mban akoma në qendër të vëmendjes.

Që të dy shumë aktiv në rrjete sociale, e postimet e tyre me të drejtë po përfliten duke u konsideruar si shkas nga ana e tyre për t’u bërë lajm medial, shkruan Kosovarja.

Majlinda si një nënë shumë e përkushtuar tregon çdo moment kujdesi e argëtimi me vogëlushin e saj Roanin, derisa Majk me gjasë vetëm nga larg e sheh fytyrën e bukur të të birit.

Në veçanti tani kur ka nisur një lidhje të re me modelen Melita Nushi, me të cilën u kap disa herë, e për konfirmimi ose mohim Majk nuk qe i gatshëm madje reagimi i tij ishte goxha i ashpër.

E këtë herë një imazh që Majk ka publikuar në Instastory ka bërë që të kuptohet se po e ndien mungesën e vogëlushit, meqë e njëjta pozë nga ana e tij erdhi pasi Majlinda i’a publikoi Roanit foton më të ëmbël.

Mbase me këtë deshi të tregojë se sa shumë i ka ngjarë babait.

Temat
Showbiz

Të afërta