Ja për çfarë u shërben vaji i kokosit

Konsumi i rregull i vajit të kokosit rrit përqendrimin e kolesterinës së mirë në gjak, tregon një studim i shkencëtarëve të Universitetit Cambridge.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë katër javëve prej 94 të intervistuarve, marrja e përditshme prej rreth 50 gramë të vajit të kokosit rrit mesatarisht 15% përqendrimin e kolesterinës së mirë në gjak.

Më shumë prezenca e këtij lloji të kolesterolit në gjak është e lidhur me zvogëlimin e rrezikut për zemrën dhe goditjen e zemrës.

Të anketuarit që në të njëjtën periudhë konsumuan ekstrat të vajit të ullirit shënuan ulje të kolesterinës LDL dhe rritje të përqendrimit të kolesterinës së mirë (HDL) për 5%.

Temat
Shëndet

Të afërta