Si të largoni njollat e zeza nën sqetull?

Nëse këmbëngulni vazhdimisht të mbani garderobë pa mëngë, është koha për të bërë diçka për këtë.

Më poshtë gjeni se si mund të zbehet pjesët e errëta të lëkurës suaj.Trangulli
Kjo perime jeshile freskon dhe hidraton lëkurën dhe, për shkak të përmbajtësve natyralë, shërben për zbardhjen natyrale të lëkurës. Ju mund të shtrydhni trangullin dhe pastaj të zhytni pambukun në lëng dhe ta aplikoni në njollat e errëta nën sqetull. Përsëriteni procedurën disa herë në ditë. PatatjaKjo perime është e pasur me acide për shkak të të cilave shërben si mjet natyror për zbardhje. Për t’iu përkushtuar njollave të errëta, e gjitha çfarë duhet bërë është që të prisni pataten hollë dhe ta vendosnin nën sqetull, transmeton KosovaPress.

Njësoj sikurse te trangulli, mund ta ndrydhni dhe ta kombinoni me ujë. Lini lëngun të qëndrojë 15 minuta, derisa të mos thahet dhe pastaj shpëlani sqetullën me ujë të ngrohtë. Vaji i kokositËshtë i njohur për nga përbërësit e tij natyrorë që ndikojnë në zbardhje dhe vaji i kokosit është edhe një opsion për zbardhjen e lëkurës.Thjesht, lyeni njollat e errëta me vaj dhe lini të qëndrojnë për 15 minuta, pas të cilës mund ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Këtë veprim përsëriteni çdo ditë deri në zbardhjen e njollave.LimoniLimoni është mjeti më i mirë natyror për zbardhje dhe është dëshmuar për zgjidhjen e problemeve me pjesë të errëta të lëkurës.Pritni limonin në dy pjesë. Me njërën gjysmë të limonit lyeni njollën e zezë për disa minuta. Përsëritni këtë dy herë në javë dhe do të vëreni rezultate të shkëlqyeshme.

Temat
Shëndet

Të afërta