Çdo femër duhet ta dijë këtë, çfarë domethënie ka ngjyra e gjakut gjatë menstruacioneve

Cikli menstrual ndodh çdo muaj dhe zgjat 6-7 ditë. Në ato ditë femrat kanë dhimbje barku apo koke, dhe mund të ndihen të këputura.

Sipas ekspertëve, kur gjakut gjatë menstruacioneve rrjedh nga trupi shpejt, ngjyra e tij do të jetë i kuq ose rozë. Por ndonjëherë shumica e femrave mund të vënë re gjak të zi ose ngjyrë kafe dhe këtu ato duhet të shqetësohen.

Ja ngjyrat e mundshme që gjaku mund të marrë gjatë menstruacioneve dhe domethënia që ato kanë për ciklin dhe për shëndetin tonë.

Ngjyrë e kuqe e hapur, është zakonisht në fillim të ciklit dhe tregon se gjaku nuk ka qëndruar për shumë kohë në mitër. Nëse ai ndryshon ngjyrë papritur kjo tregon se mund të kemi një shkëputje të një kisti në vezore.

Ngjyrë e kuqe e errët, kjo ngjyrë tregon se gjaku ka qëndruar për një kohë më të gjatë në mitër, zakonisht ndodh në fund të ciklit menstrual dhe tregon zvogëlim të hemorragjisë dhe nivel të lartë estrogjeni. Këto janë shenja shumë normale dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ngjyrë kafe ose e zezë gjaku, kjo ndodh përgjithësisht në fund të ciklit, dhe ka këtë ngjyrë sepse gjaku ka ndenjur për një kohë më të gjatë në mitër.

Ngjyrë shumë e hapur gjaku, kjo ndodh para ciklit dhe tregon nivele shumë të ulëta të estrogjenit. Duke pasur parasysh se problemet e hormoneve sjellin ndërlikime të shëndetit, si cikël të çrregullt, lodhje dhe dhembje, gjinekologët këshillojnë që të kryhen vizita sapo të vihen re shenja të tilla.

Temat
Shëndet

Të afërta