Celulari më i vogël në botë

Gjithmonë e më shumë ne mahnitemi pas telefonave të mëdhenj, teksa janë më komodë, me më shumë aplikacione dhe më modernë. Por a e keni menduar se cila është madhësia e telefonit më të vogël në botë?

Ky telefon njihet si “Zanco Tiny T1” dhe është telefoni më i vogël në botë. Ai peshon vetëm 13 gramë dhe ka një mini ekran OLED prej 12,5 milimetrash.

Celulari kushton 46 dollarë dhe sigurisht që nuk është një telefon inteligjent, por një aparat klasik, kryen vetëm telefonata dhe dërgon mesazhe me tekst. Për ketë arsye ai nuk është i përshtatshëm për rrjetet sociale.

Është më i vogël se një gisht dhe pretendon të kthehet në telefonin që të gjithë duam ta kemi për vitin 2018. Mban deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte në axhendë. Ka një portë USB dhe një nano kartë. Bateria mund të zgjasë deri në tri ditë në standby dhe ky aparat punon vetëm me rrjet 2G./rel

Temat
Teknologji

Të afërta