5 milionë për “Zhurmë” nga Fifi

Dy muaj më parë, këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi kishte publikuar projektin më të ri.

“Zhurmë” titullohet kënga e cila asaj i solli shumë suksese, madje zuri vendin e tretë në festivalin “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt ende vazhdon të dëgjohet shumë dhe tashmë në kanalin YouTube ka kaluar shifrën prej 5 milionë klikimesh.

Padyshim që këtyre sukseseve më së shumti i gëzohet autorja e këngës, e cila përmes një positmi në Insta-Story ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët në këtë projekt.

Për ndryshe, Fifi ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën e ka drejt finalizimit. /Lajmi.net/

Temat
Përgjithshme

Të afërta