Zbulohet sëmundja që vuan Kim Jong-un…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un duket se po vuan nga sëmundja e veshkave, pohon një ekspert, shkruan “Daily star”.

Pamja më e fundit e Kim, në të cilën ai paralajmëroi për një “buton bërthamor” në tryezën e tij, po shqyrtohet nga ekspertë të shëndetësisë.

Profesori i Universitetit Shtetëror Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga problemet me veshkat e tij.

Dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Raportohet se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkolike dhe ushqime të shtrenjta të importuara.

Temat
Përgjithshme

Të afërta