Deputetja: ‘S’duhet me u lig Hashim, burgu është për burra’

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e qëndrimit të tij karshi Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Blic.

Millaku ka thënë se burgu për burra është e Hashim nuk duhet të liget.Tutje deputetja ia përmend rastin e Limajt e Haradinajt të cilët qëndruan një kohë në burg por pastaj u shpallën të pafajshëm.

“Hashim mos u lig se je Drenicak!”, ka shkruar ajo.Postimi i plotë pa ndërhyrje i Millakut: Sduhet mu lig Hashim, burgi për burra është. Mos harro se Albini,Frashërin, Atëdheu, Egzoni Donika po dergjen në burgje pa kurfar baze e ju tërë kohën as që e keni diskutu për këtë, tani kur është fjala për ju disi të stresuar po dukeni.

Hashim tërë atë luftë e ke bërë tash po frigohesh prej burgu ? Valla marre Hashim!
Shko qysh shkoj Ramushi e Limaj e i treguan se janë të pafajshëm.
Hashim mos u lig se je Drenicak!
HASHIM VONIM KA POR SHPETIM S’KA!

Temat
LajmeVend

Të afërta