Lajm i papritur Big Mama as këngëtare as moderatore, ja profesioni i ri!

Besiana Kasami e njohur në opinion si Big Mama, lirisht mund të cilësohet si sensacion i vitit që po lëmë pas krejt kjo falë transformimit të jashtëzakonshëm, shkruan Kosovarja.

Pikërisht emri artistik Big Mama i përshtatej me atë që përfaqësonte në skenë, duke përfshirë këtu edhe peshën e tepërt por edhe origjinalitetin e energjinë që transmeton.

E tani që është shndërruar në një super femër, nuk po i ndal postimet për asnjë moment, mbase shihet qartë me plot vetëbesim dhe e freskët. Por, postimi që bëri së fundi, është paksa i çuditshëm sa të lë mundësi dyshimi nëse Big-u hoqi dorë nga profesionet e saja paralele, muzika e modelimi për t’u bërë një kuzhiniere.

Epo, kjo nuk ka mundësi të ndodhë duke e ditur se i shkon aq për shtati skenën me natyrshmërinë e saj veçanërisht tani kur linjat e saja të lënë pa fjalë.

Temat
Showbiz

Të afërta