Shantazonte burrat me një fotografi të vajzës së vdekur, e pëson keq polici

Një polic në Kanada rrezikon të dënohet me burgim pasi është zbuluar se përmes një fotografie të një vajzës 17-vjeçare kishte arritur të merrte më shumë se 1 mijë fotografi eksplicite të meshkujve.

Polici Adam Cox, 31-vjeçar po punonte në Mbrojtjen Diplomatike dhe Parlamentare kur filloi të mashtronte meshkujt duke përdorur emrin Emily Whitehouse. Me këta burra ai shkëmbeu mesazhe eksplicite nëpër internet.

Kur burrat i kërkonin fotografi të ndjeshme, Cox gjeti disa pamje të një kanadezeje, emri i të cilës është Alicia Fuller. Ajo ishte vetëvrarë në moshën 21-vjeçare.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, atij i janë gjetur 1691 fotografi ekstreme. Ai është shpallur fajtor për katër akuza dhe është dënuar me 12 muaj shërbim ndaj komunitetit.

Temat
Fun

Të afërta