Ju bezdisin disa postime të miqve tuaj? Zbuloni opsionin më të ri të Facebook

Nëse jeni mërzitur duke parë fotot e festave apo maceve të miqve tuaj, por nuk doni t’i hiqni nga miqtë, Facebook ka gjetur zgjidhjen më origjinale.

Ai ka prezantuar opsionin e fshehjes së përkohshme të postimeve të miqve apo faqeve të ndryshme për një periudhë 30 ditore. Dhe më e rëndësishmja, njerëzit tek të cilët do aplikoni këtë opsionin nuk do ta marrin vesh kurrë. Para përfundimit të afatit të fshehjes do merrni një lajmërim që afatit 30 ditor po i vjen fundi, por opsionin mund ta ndryshoni në çdo kohë edhe pa mbaruar periudha 30 ditore.

Facebook-u thotë se ky është një ndër disa ndryshimet që do prezantohen së shpejti dhe të gjitha këto kanë synimin që secili të ketë më shumë kontroll në postimet e reja që dëshiron të shikojë në faqen e tij, në mënyrë që koha e shpenzuar në Facebook të jetë sa më e vlefshme për secilin.

Temat
Teknologji

Të afërta