Kush tha se vajza e Shyhretes nuk ka operacione!

Engjëllusha Salihu është vajza e këngëtares së madhe të muzikës popullore Shyhrete Behluli.

Tashmë edhe Engji që një kohë i është futur tregut muzikor duke na sjellur hite të njëpasnjëshme, e më së shumti bashkëpunime me të ëmën.

E re por mjaft e suksesshme e cila shumë shpejt ka arritur të fitoj zemrën e publikut më shumë për muzikën e saj sesa për famën që ka Shyhretja. Engji ka filluar të jetë aktive edhe në intervista duke zbuluar më të rejat rreth saj e padyshim që duke na informuar rreth vetes.

Një gjë e cila i ka bërë kurreshtarë pothuajse të gjithë është se a ka operacione plastike Engjëllusha?

Pasiçë jemi mësuar me këso lloj gjërash dhe është bërë trend për të gjithë artistet, Engji ka mohuar se nuk ka asnjë operacion plastikë. Ndryshe, ajo vetëm sa ka filluar të shijoj sukseset e muzikës së saj dhe shpresojmë të merr suksesin e merituar, shkruan Gazeta Blic.

Temat
Showbiz

Të afërta