Kastraveci i Krishtlindjes ka një domethënie që nuk ta merr mendja dhe sjell fat!

Të gjithë ata që e kanë bërë një shëtitje në Amerikë, e dinë që amerikanët janë të çmendur pas kastravecit turshi.

E keni parë që e përfshijnë nëpër shumë gatime, që nga hamburgerat, hot dog-ët e deri te përgatitje të tjerë që nuk janë ushqime të shpejta rrugësh. Si shumë i dashur që është, kastraveci gjendet edhe si lodër në pemën e Krishtlindjes dhe fsheh pas vetes një histori vërtet të çuditshme që ia vlen ta dini!

Sipas traditës mes degëve të pemës fshihet edhe kastraveci lodër dhe ai që e gjen i pari është i destinuar që të marrë një çmim që në pjesën më të madhe të rasteve është një dhuratë e çmuar nga të tjerët.

Amerikanët ia atribuojnë këtë traditë gjermanëve mirëpo sipas një studimi, 90% e tyre nuk kanë dëgjuar të flitet për këtë traditë! Sipas një legjende, thuhet se një ushtar I burgosur në Georgia, ka shëptuar vetëm pasi është lutur të hajë një kastravec në uthull.

Një tjetër thotë se bëhet fjalë për marketing të pastër megjithatë, askujt nuk i kushton asgjë ta provojë!
Funksionon kështu: Kastraveci fshihet në pemën e festave dhe ai që e gjen i pari përfiton një dhuratë më tepër se të tjerët!

Temat
Showbiz

Të afërta