Vetëvendosje mbledh nënshkrimet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Deputetët e Vetëvendosjes kanë nisur sot të mbledhin nënshkrimet e anëtarëve për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Deputetët Liburn Aliu dhe Fitore Pacolli janë aktivizuar për këtë nismë, të cilët sot janë parë në sallën e Kuvendit duke shkuar te secili deputet i partisë për të marr nënshkrimet.

Ishte fillimisht deputeti Fisnik Ismajli i cili mbrëmë propozoi një nismë të tillë, i cili tha se nëse mblidhen 39 nënshkrime, i 40-ti do të jetë nënshkrimi i tij.

Kjo mbledhje pritet të mbahet pas zhvillimeve të fundit në parti dhe dorëheqjeve të shumta.

Temat
LajmeVend

Të afërta