Turku i kërkuar nga Erdogani: Pashë drejtësi në Kosovë

Pasi u tërhoq kërkesa për ekstradimin e tij, Ugur Toksoy tha se pa drejtësi në Kosovë.

Tërheqja e kërkesës për ekstradim për Ugur Toksoy-in, e bëri atë të thotë se sot në Kosovë pa drejtësi.

Toksoy deklaroi se përkundër atyre që po ndodhin në Turqi pret që Kosova të jetë më aktive për të drejtat e njeriut.

“Turqia s’ka çka dërgon prova të reja, s’kam asnjë lidhje me Turqinë”, tha Toksoy.

Edhe Adem Vokshi, avokati i Toksoy-it tha se drejtësia e Kosovës fitoi me këtë vendim.

“Drejtësia e Kosovës fitoi me këtë vendim sepse nuk kishe prova për ekstradim dhe me një hap te tille Kosova a tregoi se është një hap me tej drejt zhvillimit te drejtësisë”, tha avokati Vokshi.

Vokshi tha se Turqia nuk ka prova tjera.

“Nëse Turqia kish pasur prova me siguri se kish me i dërgu por ata nuk e kane pasur asnjë provë. Turqia si një shtet mik të mos e ngarkojë Kosovën me kërkesa te paargumentuara”, porositi Vokshi.

Ugur Toksoy po kërkohet nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gulenit.

Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, ndërsa më pas i ishte caktuar paraburgimi.

Toksoy nga paraburgimi u lirua më 3 nëntor, me dorëzani prej 5 mijë eurosh.

Temat
BotëLajme

Të afërta