Pas dështimit të radhës, Wenger jep një deklaratë që do ta nervozojë çdo tifoz të Arsenalit

“Ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në cilësinë e lojës tonë dhe të mos fokusohemi shumë në faktin që nuk po shënojmë për momentin”.

Arsene Wenger është shumë i kënaqur me skuadrën e tij.

Pavarësisht barazimit me West Hamin dhe klasifikimit në tabelë, ku Arsenali është në vendin e 7, Wenger konsideron që ekipi i tij po luan shumë mirë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne krijojmë raste. Golat do të vijnë. Është e vështirë të thuhet që ai ka rënie në formë. Ai tentoi. Ishte vështirë sepse ata janë mbrojtur mirë”, deklaroi Wenger.

“33 goditjet në golin e Unitedit dhe rastet që i humbëm ndaj Unitedit kanë pasur impakt te lojtarët”.

“Ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në cilësinë e lojës tonë dhe të mos fokusohemi shumë në faktin që nuk po shënojmë për momentin”.

“Kjo do të kthehet për të mos u bërë problem i madh”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta