Në Londër do të përkujtohen viktimat e kullës Grenfell

Të mbijetuarit e zjarrit që la të vdekur 71 persona para gjashtë muajve në Kullën Grenfell në perëndim të Londrës, do t’iu bashkohen zjarrfikësve dhe familjes mbretërore gjatë një...

Të mbijetuarit e zjarrit që la të vdekur 71 persona para gjashtë muajve në Kullën Grenfell në perëndim të Londrës, do t’iu bashkohen zjarrfikësve dhe familjes mbretërore gjatë një ceremonie përkujtimore në një katedrale në Londër.

Zjarri kishte nisur në natën e 14 qershorit dhe shumë shpejt ishte përhapur në ndërtesën 24 katëshe.
Kjo ndërtesë gjendet në një lagje të varfër të Londrës, ndonëse rrethohet nga disa zona të pasura siç janë Kensington dhe Chelsea.

Kjo fatkeqësi kishte shokuar Britaninë, duke vënë në pah dallimet në kushtet e jetesës, varësisht nga gjendja financiare.

Kryeministrja, Theresa May, politikani opozitar, Jeremy Corbyn dhe Princi Charles së bashku me djemtë e tij Princin William dhe atë Harry, pritet të jenë pjesë e ngjarjes.

Qindra persona të larguar nga ndërtesa, por edhe ata që kanë jetuar afër ndërtesës janë duke jetuar në hotele edhe gjashtë muaj pas incidentit, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë të gatshëm që t’iu gjejnë strehim afatgjatë.

Policia është duke kryer hetime rreth shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa ka thënë se akuzat mund te drejtohen kundër individëve apo organizatave.

Temat
BotëLajme

Të afërta