Januzaj: Kjo është ajo që ju mungon në futboll

Adnan Januzaj thotë se arsye për këtë është jetesa larg familjes.

Adnan Januzaj ka thënë se të gjithë mendojnë se futbolli është i lehtë, por në fakt nuk është ashtu.

Ai thotë se arsye për këtë është jetesa larg familjes.

“Babai im është këtu me mua, ndërsa nënë vjen disa herë. Më pëlqen të jem në shtëpi me familje”, tha fillimisht Januzaj.

“A ju mungon familja? Natyrisht, ne kemi vetëm një baba dhe një nënë. Është normale. Njerëzit mendojnë se futbolli është i lehtë, por nuk është. Ju duhet të sakrifikoni shumë gjëra”, vazhdoi ai.

Januzaj po ashtu e prano se La Liga po i përshtatet shumë për shkak të aftësive të tij dhe po ndjehet shumë mirë në Sociedad.

Temat
BotëSport

Të afërta