Haradinaj: Termocentrali “Kosova e Re” përfundon më 2023

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si lajmin më të mirë për Kosovën arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Sipas tij projekti për...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si lajmin më të mirë për Kosovën arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Sipas tij projekti për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re është një investim 1 miliard e 300 milionë euro, i cili është krejtësisht investim i huaj që pritet të fillojë në vitin 2018 dhe të mbarojë më 2023.

Kreu i ekzekutivit të vendit fjalë të mira foli edhe për kompaninë “Contur Group”, e cila do të merret me ndërtimin e termocentralit, duke e konsideruar si investitor serioz dhe lider botëror në fushën e energjisë.

“E kemi një lajm shumë të mirë ndër më të mirin e mundshëm që kemi mund të imagjinojmë. Kemi arritur pra marrëveshje me një investitor shumë serioz për investimet në energji. Investitori është kompani Contur Global është prej Amerike me lidhje të forta në Evropë. Investimi është 1 miliard e 300 milionë euro, është krejt investim i huaj, i pastër asnjë cent nuk e jep Kosova edhe fillon ndërtimin vitin që vjen dhe përmbyllet në vitin 2023”, tha ai.

Kryeministri këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”.

Haradinaj këtë investim në sektorin e energjisë e ka konsideruar si një ndihmesë edhe për sektorin e bujqësisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta