BERZh-i do e mbështes Kosovën edhe në 2018-ën

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Harry Boyd – Carpenter.

Në këtë takim, drejtori i BERZh-it ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në projektet e ardhshme, në veçanti ato për energjinë e ripërtëritshme.

“Vitin e kaluar, kemi investuar në Kosovë 85 milionë euro, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm jemi pranë institucioneve të Kosovës për të dhënë kontributin në zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Gashi e ka falënderuar këtë institucion që po rrugëton bashkë me proceset për zhvillimin e Kosovës

Gjatë takimit u diskutuan dhe tema të tjera rreth Diasporës dhe investimeve strategjike.

Temat
LajmeRajon

Të afërta