Zaev: Maqedonia i meriton perspektivat euro-atlantike

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë krijon kushte për ndërtimin e interesit kombëtar me të gjithë subjektet e rëndësishme politike për përshpejtimin e integrimit në NATO.

Sipas AIM-së, Zaev ka theksuar se janë të përkushtuar që të gjendet një mënyrë për tejkalimin e çështjes së emrit me Greqisë, dhe se besojnë që kjo është e mundshme, përmes qasjes gjithëpërfshirëse brenda dhe me ndërtimin e një atmosfere pozitive të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me shtetin grek.

Zaev ka shtuar se qytetarët janë të bindur se Maqedonia i meriton perspektivat euro-atlantime. Në aktivitetin e Këshillit euro-atlantik, Zaev u zotua që Maqedonia do të jep kontribut pozitiv për nismat që do të sjellin bashkëpunim më të mirë dhe më të gjërë në rajon.

Temat
Përgjithshme

Të afërta