Skara më e madhe në botë: Uruguaianët pjekin 10 tonë mish

Njëqind kuzhinierë kanë gatuar më shumë se 10 tonelata mish, duke i dhënë Uruguajit, çmimin e rekordit “Guiness” për përgatitjen e skarës më të madh në botë. Rekordi mbahej...

Njëqind kuzhinierë kanë gatuar më shumë se 10 tonelata mish, duke i dhënë Uruguajit, çmimin e rekordit “Guiness” për përgatitjen e skarës më të madh në botë. Rekordi mbahej nga Argjentina fqinje prej një dekade.

I organizuar në qytetin e vogël të Minas (në jug të vendit me 40 mijë banorë), maxi-skarë i janë dashur 60 tonelata dru dhe disa orë përgatitje, në mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës.

“Ne jemi përgatitur prej tetorit, – ka treguar Robert Bayarres, shefi i projektit. – Dhe kemi shpërndarë 4 mijë kg sallatë ruse si pjatë shoqëruese. Nëse do ta kisha ditur, do të bëja kërkesë për “Guiness” edhe për sallatën ruse, por nuk patëm kohë”, – ka thënë ai duke qeshur, përcjell GSh.

Sporti kombëtar në Uruguaj, si në Argjentinë, barbeceu, është një rekord i synuar nga të dyja vendet nga viti 2008, kur Uruguaji bëri “shpërthimin” e parë me një skarë gjigante.

Në 2011-ën, Argjentina e kishte mposhtur duke triumfuar në rivalitetin mes dy fqinjëve.

Temat
Fun

Të afërta