Seldi i bie pishman, kthehet në Shqipëri!

Këngëtari nga Shqipëria Seldi Qalliu, ka muaj prej se është ndër më të përfolurit e shtypit rozë falë zhvillimeve të reja në jetën e tij private, shkruan Kosovarja.

E këto zhvillime, tashmë janë të njohura për opinionin meqë vazhdon akoma të përcillet në çdo hap lidhja e tij më këngëtaren e njohur Mimoza Shkodra e zyrtarizuar me fejesë.

Çuditërisht, Seldi është rikthyer në Shqipëri pas disa muajsh qëndrimi në Zvicërr pranë të fejuarës së tij, por jo bashkë me të.

Mbase angazhimet e këngëtares, e penalizuan që ajo t’a shoqëronte të fejuarin e saj në vendin e tij të lindjes, kur dihet se përveç këndimit Mimoza ushtron edhe një profesion tjetër krejtësisht larg artit, si teknike e laboratorit dentar.

Apo mund të fshihet ndonjë arsye tjetër prapa krejt kësaj.

Realisht nuk do të ishte çudi sepse lidhjet pa ndarje, sot nuk konsiderohen të modës.

Temat
Showbiz

Të afërta