​Kërcimi lufton humbjen e kujtesës

Dihen prej kohësh benefitet e kërcimit sa i takon shëndetit fizik dhe gjendjes emocionale.

Një sërë studimesh të mëparshme kanë nënvizuar se kërcimi është një formë e ushtrimeve kardiovaskulare, që ndihmon për një zemër të shëndetshme, ul rrezikun nga hipertensioni dhe jo vetëm.

Studiuesit kanë mbërritur së fundmi edhe në konkluzionin se kërcimi i vazhdueshëm i ndihmon njerëzit që të forcojnë kujtesën.Këto ushtrime, parandalojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës.

Ekspertët shprehen se kërcimi ndihmon po ashtu në luftimin e alzhaimerit. Në një eksperiment të kryer në Amerikë, pjesëmarrësit me alzhaimer ishin në gjendje të risillnin ndërmend më mirë kujtimet ndërsa vallëzonin me muzikën që njihnin.

Pastaj, në fund të fundit, kush e nis ditën me kërcim ka padyshim edhe benefite emocionale- nuk bie vetëm në peshë. Asgjë nuk e bën ditën tuaj më të bukur sesa dëgjimi i muzikës suaj të preferuar dhe kërcimi nën ritmet e saj. Sa herë që të ndjeheni të mërzitur, thonë ekspertët, zgjidhja e duhur është kërcimi.

Kështu rritet vetëbesimi dhe ndjehesh më pak i stresuar.

Temat
Fun

Të afërta