Reali po e bën gati “bombën” e verës

Real Madrid gjithmonë është shquar si skuadër që ka grumbulluar lojtarët më të mirë në botë.

Jo rastësisht lojtarët e kësaj skuadre më të suksesshme në Evropë janë quajtur ‘galaktikë’, duke u cilësuar më të mirët se sa lojtarët e skuadrave të tjera.

E ‘galaktiku’ i radhës i ‘Los Blancos’ mund të jetë Kevin de Bruyne.

Mesfushori belg që shkëlqeu në fitoren e Manchester Cityt ndaj Manchester United, duke pasur 102 kontakte me topin, mund t’i bashkohet Real Madridit.

Skuadra ‘mbretërore’ ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit tashmë, raportohet në mediet angleze.

De Bruyne ka kontratë me City deri në vitin 2021./Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta