“Gjuha e ashpër e Vetëvendosjes”, iu kthehet bumerang drejtuesve të partisë

Për vite të tëra, aktivistë e drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin përdorur një gjuhë të ashpra ndaj zyrtarëve të ndryshëm të pushtetit dhe mediave që ka quar edhe në...

Për vite të tëra, aktivistë e drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin përdorur një gjuhë të ashpra ndaj zyrtarëve të ndryshëm të pushtetit dhe mediave që ka quar edhe në aksione gjithashtu të ashpra ndaj figurave të ndryshme, por tash duket se po i vuan pasojat brenda vet partisë.

Prej deputetit të kësaj partie, FIsnik Ismaili i cili ka përdorur një gjuhë banale dhe shpeshherë fyese aq sa edhe ka sharë persona publik që kanë qenë kundër Vetëvendosjes, deri tek deputeti Sami Kurteshi e cili e kishte quajtur “lope” ministren Dhurata Hoxha, ka nxitur një gjuhë të njejtë e shpeshherë edhe më të ashpër të aktivistëve të VV-së kundër të tjerëve.

Por kur tash brenda vet VV-së, ndodhi përplasja mes kryesuesve të kësaj partie, kjo gjuhë i është kthyer bumerang vet kryesuesve të partisë.

Prej së premtes kur dolën mesazhet e drejtuesve të VV-së ku Aida Dërguti përdori një fjalë fyese për ish-kryetarin e VV-së, Albin Kurti, gjuha e njëjtë është përdorur nga vet aktivistët kundër saj dhe kundër të tjerëve në parti që i dolën në krah asaj.

Madje një gjuhë të tillë fyese dhe denigruese e ka përjetuar edhe vet Fisnik Ismaili i cili i doli në mbrojtje Aida Dërgutit.

E kjo gjuhë e përdorur mes aktivistëve të VV-së dhe kundër figurave të përfshirë në këtë përplasje brenda partisë, ka qenë edhe temë e diskutimit të kryesisë së partisë që të hënën mbajti një mbledhje pesë orëshe.

Visar Ymeri, kryetar i partisë u kërkoi aktivistëve të VV-së që të ndalin gjuhën e ashpër ndaj figurave të VV-së. Por kjo këshillë duket se nuk po kryen punë, pasi në shumë komente tek vet lajmet nga mbledhja e kryesisë, gjuha e ashpër e aktivistëve po vazhdon të përdoret. /Insajderi

Temat
LajmeVend

Të afërta