Si të zbardhoni jastëkët e zverdhur!

Shumica e amviseve rrinë nën frikën e monitorimit të jastëkëve të tyre me qëllim që mos të dëmtohen dhe mos të humbasin ngjyrën e tyre nga e bardha në të verdhë. Në vazhdim, po ju sjellim disa këshilla si t’ja riktheni bardhësine jastëkëve tuaj.

Para se të filloni me këtë veprim, është e rëndësishme që të kontrolloni etiketën e jastëkëve dhe të verifikoni se a mund të lahen në lavatriçe. Shumica e jastëkëve mund të lahen pa problem në makinën e larjes.

Do të keni nevojë për këto detergjente:

1 gotë detergjent për larje
1 gotë detergjent pluhur për larjen e enëve
1 gotë zbardhues
½ gotë boraks (natrijum borat)

Në makinën larëse hedhni pak ujë të nxehtë dhe të gjithë pastruesit hidhni dhe përzieni mirë deri sa të tretet masa e detergjenteve pastaj futni jastëkët dhe lëshoni makinën larëse për të kryer funksionin. Përsëritni aktin e larjes disa herë derisa jastëkët të krijojnë lagështi dhe treten. Përsëritni rrotullimet edhe për disa herë pastaj vazhdoni me procesin e shpëlarjes. Shpëlarjen mund ta përfshini dy herë.

Programi i shpëlarjes të realizohet pa opcionin e centrifugimit (rrotullimit).

Këshillat se si të zbardhim jastëkët i kemi gjetur në blogun “One good thing by jillee”./Femra.net/

Temat
Përgjithshme

Të afërta