Kuptojeni se përse gruaja shtatzënë duhet të heqë të gjitha stolitë para lindjes

Stolitë janë miku më i mirë i një femre dhe ato i mbajnë gjatë gjithë kohës dhe vendit ku ndodhen.

Me siguri se ju keni të paktën dy stoli të preferuara që i mbani gjatë tërë kohës dhe nuk i hiqni asnjëherë.

Një ide e tillë po del të jetë e papërshtatshme për kohën kur jeni duke lindur fëmijën tuaj. Në sallë të lindjes, stolitë dhe aksesorët e ndryshëm duhet të hiqeni që të gjitha, transmeton Indeksonline.

Aksesorët rrisin mundësinë e infektimit pasi që këto nuk janë pjesë të metaleve të sterilizuara dhe përmbajnë shumë mikrobe në sipërfaqet e tyre që nuk janë të dukshme për sytë e zhveshur.

Meqenëse janë metale ato mund të reagojnë shumë shpejt për shkak të ndonjë ndryshimi në temperaturë dhe të çojnë në djegie. Gjithashtu, ju mund ti shkaktoni vetes lëndime të ndryshme si gërvishtje apo lëndime tjera, Së fundi, pothuajse të gjitha spitalet deklarojnë se nuk marrin përgjegjësi për pacientët që zgjedhin të mbajnë stolitë në trup gjatë kohës së lindjes.

Temat
Shëndet

Të afërta